Kryetari i Lëvizjes së re, Arian Galdini nga qyteti i Peshkopisë ka zhvilluar një takim e strukturat e kësaj force politike.
Ai është ulur këmbëkryq para simpatizantëve, teksa është shprehur se do të jetë në ballë dhe se nuk do largohet nga Shqipëria.
Galdini ka thënë se emrat e LRE dhe burrave dhe grave të saj do të mbahen mend në histori për fitoren që do të vij për këtë forcë politike.
“Emrin tim dhe të lëvizjes së re dhe të çdo burri këtu do ta mbani mend gjatë sepse do bëjnë histori në Shqipëri. Jo me para, jo me banda, jo me hordhi, jo me hajdutë e me cuba, por me guxim dhe ndër, me fisnikëri dhe më mirësi dhe dashuri, pa urrejtje dhe pa dasi.
Mbajeni mend këtë moment, bashkë këmbëkryq deri në fitore, kurdo që ajo do të vij, ne do jemi këtu”, ka thënë Galdini./GazetaShqiptare