Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndodhet në një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Balla ka ndarë një video, në rrjetet sociale, të momenteve të pritjes në takim nga zëvendëskryeministri dhe ministër i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Saif Bin Zayed Al Nayan. Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit. Gjatë takimit, Balla i ka dhuruar homologut Al Nayan fanellën e Kombëtares shqiptare.

“Abu-Dabi – I nderuar nga mikpritja e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Brendshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe Saif Bin Zayed Al Nayan, me të cilin do të diskutojmë mbi forcimin e bashkëpunimit”, shkruan Balla në rrjetet sociale.

Balla më herët ka bërë të ditur se do të udhëtonte drejt Emirateve të Bashkuara për të vijuar diskutimin edhe për çështjen e një marrëveshjeje për ekstradimet./ata