Është publikuar draft plani hetimor i komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi i Partisë Socialiste.

Hetimi do të shtrihet nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Finacave, e deri tek Kuvendi i Shqipërisë.

Hetimi do të shtrihet në veprimtarinë dhe dokumentacionin e subjekteve si më poshtë:
- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
- FSDKSH
- Ministria e Financave
- Spitalet ku zbatohet kontrata koncesionare
- Kuvendi i Shqipërisë (në lidhje ndryshimet ligjore ndër vite, miratimin e programeve
të qeverisë, etj)
- APP (në lidhje me miratimin e akteve nënligjore)
- KLSH (raportet relevante të auditimit)
- Avokati i Shtetit (dhënie mendimi mbi draft kontratat dhe amendimet e tyre)

Hetimi do të shtrihet përgjatë periudhës kohore 2009 – 2014 që konsiderohet si periudha para
fillimit të procedurës koncesionare, përgjatë periudhës kohore 2014 – 2015 që do të
konsiderohet si periudha e zhvillimit dhe finalizimit të procedurës së dhënies me koncesion,
dhe përgjatë periudhës kohore 2015 – 2023 që do të konsiderohet si periudha e zbatimit të
kontratës koncesionare./OraNews