Kuvendi komunal i Bujanocit ka miratuar vendimin për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Me 24 vota pro, këshilltarët kanë dhënë pëlqimin për nderimin e kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj, në shenjë falënderimi për mbështetjen në përmirësimin e kushteve infrastrukturore të shqiptarëve në këtë zonë.
Më herët, kryebashkiaku Veliaj është shpallur “Qytetar Nderi” edhe nga kuvendi komunal i Preshevës.
Krahas shkollës “Naim Frashëri” në Bujanoc, bashkia e Tiranës ka ndihmuar edhe për financimin e përmirësimit të kushteve infrastrukturore në shkollën “Dituria” në komunën e Preshevës.
Në vitin 2021, këshilli bashkiak i Tiranës ofroi ndihmë financiare për komunën e Preshevës, me qëllim lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet masive./ata