Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu bëri të ditur sot se deri tani 678 drejtues, mësues dhe aspirantë, kanë aplikuar për 200 pozicionet e drejtuesve në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme.

Manastirliu informoi për ecurinë e procesit të rëndësishëm të përzgjedhjes së 200 drejtuesve të rinj të shkollave.

“Ky është vetëm fillimi i një procesi të hapur dhe transparent, ku më të mirët do të zgjidhen për të udhëhequr shkollat tona”, tha Manastirliu.

Ministria hapi në fillim të këtij muaji thirrjen për 200 pozicione drejtuesish të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në të gjithë vendin, për të pasur drejtuesit më të mirë, që do të udhëheqin shkollat./ata