Është shënuar me një pritje në qytetin e Prizrenit 23 Prilli, Dita Kombëtare e Turqve të Kosovës.

Në këtë ditë, e cila është festa më e rëndësishme kombëtare e turqve të Kosovës, në pritjen e organizuar nga Ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës njëherësh kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) Fikrim Damka, morën pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, zëvendësministri i Jashtëm i Türkiyes Mehmet Kemal Bozay, zëvendësministri i Transportit dhe Infrastrukturës Osman Boyraz, ambasadori turk në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, ministra, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke, deputetë, kryetarë komunash dhe qytetarë.

Duke mbajtur fjalën e hapjes së ceremonisë, e cila filloi me intonimin e himneve kombëtare të dy vendeve, ministri Damka u bëri thirrje turqve që jetojnë në Kosovë të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë që po vazhdon në vend deri më 17 maj.

Damka tha se si komuniteti turk do të vazhdojnë të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës.

“Atdheu ynë është Kosova, atdheu ynë është Türkiye. Ne do të punojmë për të dy shtetet. Nuk e kemi luksin të ulemi e të qëndrojmë në këmbë. Ne do të vazhdojmë si shoqëri. Mos u ndalni, vazhdoni”, tha Damka para të pranishmëve.

Kryeparlamentari Konjufca tha gjithashtu se turqit e Kosovës përbëjnë shembullin më të mirë se si shtetet jo domosdoshmërisht duhet të identifikohen vetëm me komunitetin shumicë.

“Turqit e Kosovës janë komuniteti që shtetin e Kosovës e përjetojnë si shtetin e tyre, sepse kanë kontribuuar për pavarsinë e Kosovës dhe kontribuojnë çdo ditë në forcimin dhe zhvillimin e shtetin tonë”, theksoi Konjufca.

Konjufca në fjalën e tij falënderoi edhe Presidentin e Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip ErdoÄŸan, i cili tha se ështëi një mik i palëkunder i Republikës së Kosovës dhe i shtetësisë së saj, dhe i cili “në çdo hap të historisë së re të Rebuplikës së Kosovës e ka shtyrë përpara dhe e ka mbrojtur shtetësinë dhe sovranitetin e vendit tonë”.

 

- “Për ne Kosova është më shumë se mike, është vëlla”

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Bozay e nisi fjalën e tij duke përcjellë urimet dhe përshëndetjet e Presidentit Recep Tayyip ErdoÄŸan dhe Ministrit të Jashtëm Hakan Fidan.

Bozay vuri në dukje se Kosova ka një vend të veçantë në zemrat e kombit turk.

“Ne do të qëndrojmë gjithmonë pranë Kosovës sot dhe në të ardhmen, sikurse në të kaluarën. Ju jeni gurthemeli i urës së miqësisë mes nesh që shtrihet në shekuj. Ndërsa komuniteti turk forcon shtetin e Kosovës, edhe lidhjet mes nesh bëhen më të forta”, theksoi ai.

Bozay theksoi tutje se forcimi i stabilitetit dhe prosperitetit në Kosovë do të sjellë paqe të qëndrueshme në gjithë Ballkanin.

“Progresi i bërë nga Kosova në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës javën e kaluar është i rëndësishëm në këtë aspekt. Shpresoj që procesi i anëtarësimit të përfundojë me sukses duke u miratuar nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës në periudhën e ardhshme. Besoj se anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të jetë një pikë kthese në avancimin e mëtejmë të të drejtave të të gjitha komuniteteve në Kosovë. Në këtë aspekt, dëshiroj të theksoj se regjistrimi i cili vazhdon te mbahet në Kosovë është i një rëndësie kritike për të gjitha komunitetet. Türkiye qëndron pranë të gjithë kosovarëve, pavarësisht prejardhjes së tyre etnike. Sepse për ne Kosova është më shumë se një mik, është vëlla”, theksoi Bozay.

Pas fjalimeve, pritja përfundoi me shfaqje folklorike dhe koncert muzikor të artistëve kosovarë.

Aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike organizohen në mbarë vendin me rastin e Ditës Kombëtare të Turqve të Kosovës, e cila festohet çdo vit më 23 Prill që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Sipas rezultateve të regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë në vitin 2011, në vend jetojnë gjithsej 18 mijë e 738 turq, ndërsa afërsisht 50 mijë persona mund të flasin edhe turqisht, përveç gjuhës së tyre amtare./aa