Dy 15-vjeçarë, njëri prej tyre shqiptar, kanë humbur jetën pasi janë goditur nga një tren në Itali.

 

Mediat italiane bëjnë me dije se Manuel Gabriel Tejada Reyes dhe Ajeti Meriton nga Kosova, kishin kaluar pasditen në parkun argëtues dhe ishin gati të merrnin trenin për në Sondrio.

 

Dy të rinjtë kanë kapërcyer murin rrethues të stacionit duke evituar nënkalimin për këmbësorët, gjë që iu ka kushtuar jetën pasi treni që po udhëtonte me shpejtësi 100 km në orë, nuk ka mundur të ndalojë në kohë për të evituar tragjedinë.

 

Dy të rinjtë kanë humbur jetën në këtë aksident pas një dite argëtimi që kishin kaluar në Luna Park.