Ndeshja mes Dinamos dhe Laçit është vendosur të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”. Data dhe orari nuk ndryshojnë: të shtunën, në orën 18:00.

Pritej spostimi i kësaj ndeshjeje në Elbasan nga FSHF-ja, pavarësisht këmbënguljes së klubit blu për të luajtur në “Air Albania”. Në këtë impiant do të luhet të dielën derbi TiranaPartizani dhe FSHF ka vendosur që të mos kishte një tjetër ndeshje një ditë më parë. Në këto kushte, Dinamo-Laçi zhvillohet në stadiumin e Elbasanit, ku blutë kanë luajtur disa ndeshje si pritës gjatë fazës së parë të kampionatit./BalkanWeb