Kukësi është skuadra e parë finaliste e cila do të synojë të fitojë Kupën e Shqipërisë për sezonin 2023-2024.

Skuadra e Tiranës ka mundur sot Kukësin në stadiumin “Air Albania” me rezultatin 1-0, teksa ky rezultat nuk ka mjaftuar për të kaluar në finalen e Kupës së Shqipërisë, pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë.

Goli i shënuar nga Ardit Deliu në pjesën e parë, ka qenë përcaktues për fatin e ndeshjes.

Tirana rikthehet në fushë të dielën në “Air Albania”, përballë Partizanit për javën e 33-të të “Abissnet Superiore”./ata