Këshilli i Ministrave vendosi sot hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese edhe për kandidatë jashtë shërbimit civil për vitin 2024.

“Për vitin 2024, procedura e plotësimit të pozicioneve të lira të kategorisë së ulët dhe të mesme drejtuese, për të cilat lëvizja paralele është mbyllur pa fitues, të jetë e hapur edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendet e lira”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Numri maksimal i pozicioneve, për të cilat do të përdoret procedura e përcaktuar është 62.
Pozicionet, në të cilat mund të konkurrojnë edhe kandidatë nga jashtë shërbimit civil për nivelin e mesëm drejtues dhe për nivelin e ulët drejtues, përcaktohen në vendim./ata