Treni i parë me avull në botë që arriti shpejtësinë mbi 100 milje në orë ‘Flying Scotsman’ (Skocezi Fluturues), kalonte sot sërish mes stacionit kryesor të Edinburg në Skoci teksa celebronte 100-vjetorin.

 
 
 
 
 

Lokomotiva e tij e famshme u nis për herë të parë nga Doncaster në 24 shkurt 1923, dhe prej shpejtësisë së tij i mbiquajt “Skocezi Fluturues”, gjatë një ekzibicioni në Londër, thotë  përfaqësuesja e muzeumit të hekurudhave Judith McNicol.

Treni ishte i pari që bënte pa ndalesë itinerarin Londër Edinburg dhe ka udhëtuar gjithashtu nëpër botë, duke u transportuar në Amerikë e Australi.

 
 

Poeti vendas Simon Armitage, që ishte në Edinburg për mbërritjen e lokomotivës tha se Flying Scotsman përfaqësonte një “kombinim të mekanikës dhe magjisë”.

“Është si njëfarë ëndrre e gjithë kjo. Ishte treni i parë me avull që arriti shpejtësinë mbi 100 milje në orë dhe i veti që ka udhëtuar nëpër botë. Ai ka udhëtuar në Amerikë e Australi prandaj njihet në botë”.

Përfaqësuesja e hekurudhave Judith McNicol, shtonte:

“Trenat kanë pasur përherë një vend romantik në kulturë e letërsi. Unë po qëndroja pranë tij dhe e pashë se është një bishë e madhe frymezuese, e pisët dhe e fuqishme”.