Kandidati për president nga rradhët e Frontit Europian Bujar Osmani, shpalli fitoren e thellë që prinë Fronti në këto zgjedhje presidenciale.
Osmani theksoi se do ta çojë përpara vullnetin e qytetarëve për një Maqedoni Europiane, dhe u zotua për një fitore akoma më të madhe në zgjedhjet e 8 majit.
Ai tha se është shënuar fitore e thellë me mbi 40 mijë vota karshi kandidatit të VLEN, Arben Taravari.
“Urime për këtë fitore të madhe ju faleminderit nga thellësia e zemrës që më besuat mua dhe Frontit Europian. Kjo fitore shkon për të gjithë ata që votuat, dua t’i falenderoj të gjithë liderët e partive politike të Frontit Europian për mbështetjen e madhe, dhe besimin që më kanë dhënë të jem kandidat i tyre. Në emër të frontit po ju them se vota juaj është amaneti imë, për ta çuar vendin drejt një të ardhmje të ndritur.
Vullneti është i qartë dhe duhet të respektohet nga të gjithë. Dëshiroj ti them diçka dhe kundërshtarit tim Taravarit. Arben pavarësisht goditjeve të ulta patëm një fushatë të ndershme, duhet ta pranosh humbjen dhe vullnetin e qytetarëve për një të ardhme evropiane.
Zotimi im është që këto zgjedhje të jenë të fundit që mbahen në këtë mënyrë dhe mandatin tjetër i presidentit të zgjidhet në Kuvend.
Vendimi i opozitës për t’u bërë instrument përçarës nuk pati ndikim, unë sërish i ftoj të gjithë për të votuar Frontin që është e ardhmja për harmoni dhe bashkëjetesë. Dua të falenderoj edhe qytetarët e diasporës të cilët dje ndanë fitoren e parë që e gëzojmë edhe sot”, tha Osmani./GazetaDita