Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se Rusia po vret pa mëshirë civilët në rajonin e Khersonit. Pas sulmit të bërë në një stacion autobuzi 6 persona ndërruan jetë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

 

"Rusia vret pa mëshirë civilë në Kherson . Ushtria goditi sot një parking, një zonë banimi, një ndërtesë dhe një stacion autobusi në qytetin jugor të Khersonit. Këto sulme terroriste rezultuan me vdekje dhe plagosje"- u shpreh Zelensky.