Ministria e Drejtësisë po vijon takimet me grupin ndërinstitucional të punës për hartimin e Strategjisë së re të Drejtësisë, për periudhën 2024-2030.
Pjesë e kësaj platforme diskutimi ishin përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, ekspertëve të asistencës teknike JustAL, përfaqësues të institucioneve publike dhe organizatave partnere.
Në sesionin e sotëm, ku i pranishëm ishte edhe zv./ministri i Drejtësisë, Tedi Dobi u miratua drafti i raportit vjetor të monitorimit të Strategjisë ndërsektoriale të Drejtësisë, për periudhën janar-dhjetor 2023, si dhe u prezantuan piketat, metodologjia dhe proceset e punës për hartimin e Strategjisë së re të Drejtësisë 2024-2030.
“Diskutimet e aktorëve të pranishëm theksuan rëndësinë e hartimit të strategjisë së re për konsolidimin e reformës në drejtësi, për të përmbushur qëllimet dhe objektivat për integrimin e plotë në BE, në përputhje me udhërrëfyesin e shtetit të së drejtës”, bën të ditur ministria./ata