Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se dërgesa e armëve të SHBA-së në Ukrainë nuk do të ndryshojë rezultatin e konflikteve.

"Ne do ta arrijmë qëllimin tonë, por kjo do të përbëjë më shumë problem për Ukrainën", tha ai në një deklaratë për gazetarët në kryeqytetin Moskë.

Duke vlerësuar deklaratën e Zëvendës Zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Vedant Patel, se ata dërguan në mënyrë të fshehtë raketa balistike me rreze të gjatë të njohur si Sistemi i Raketave Taktike të Ushtrisë (ATACMS) në Kiev, të cilën Ukraina e ka kërkuar për një kohë të gjatë, Peskov tha:

"Veprimet e SHBA-së dhe evropianëve janë tashmë të qarta dhe të parashikueshme. Në momentin kur ata fillojnë të flasin për një çështje në detaje, do të thotë se po kryhet dorëzimi. SHBA është e përfshirë drejtpërdrejt në këtë çështje. Ata po përparojnë drejt rritjes së distancës së sistemeve që ata furnizojnë. Kjo nuk do të ndikojë rrënjësisht në rezultatin e operacionit special ushtarak në Ukrainë. Ne do ta arrijmë qëllimin tonë, por kjo do të përbëjë më shumë problem për Ukrainën".

Peskov theksoi se anëtarët e Kongresit Amerikan dhe senatorët kanë të drejtë të inspektojnë nëse dërgesat në fjalë janë apo jo në përputhje me ligjet e SHBA-së.

Ndaj pyetjes se çfarë hapash do të ndërmarrë Rusia në rast se do të konfiskohen asetet ruse të ngrira nga SHBA, Peskov tha se "me këtë nuk do ta njoftojmë. Këtë do ta bëjmë në mënyrën më të përshtatshme me interesave tona. Sigurisht, ne do të mbrojmë interesat tona"./aa