Ushtria izraelite ka njoftuar se ka kryer “një valë të gjerë” sulmesh ajrore në Liban.

Megjithatë, ushtria izraelite nuk dha detaje të mëtejshme rreth sulmeve.

Sulmet erdhën pasi një breshëri raketash të nisura nga Libani jugor ndaj një baze ushtarake në Safad në veri të Izraelit u vra një person dhe u plagosën shtatë të tjerë.

Tensioni është përshkallëzuar përgjatë kufirit midis Libanit dhe Izraelit mes shkëmbimeve të shumta të zjarrit midis forcave izraelite dhe Hezbollahut, në përleshjet më vdekjeprurëse që kur të dy palët luftuan një luftë në shkallë të gjerë në vitin 2006.

Tensioni kufitar vjen mes një ofensive ushtarake izraelite në Rripin e Gazës ku janë vrarë më shumë se 28.500 njerëz, pas sulmit të Hamasit më 7 tetor./aa