Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga punimet që po vijojnë në aksin rrugor Fier-Vlorë.

 

Rama shprehet se ky kantier i infrastrukturës rrugore, krahas by-pass-it të Fierit, shërben si një aks alternativ për qarkullimin e makinave dhe reduktimin e trafikut.

 

Kreu i Ekzekutivit thekson se përfundimi i rrugës së vjetër Fier-Vlorë i vjen në ndihmë bujqësisë dhe agroturizmit të zonës.

 

Deri tani realizimi fizik në këtë aks ka arritur në masën 65%.

 

Në zonën e Panajasë është bërë një devijim nga rruga e vjetër duke bërë të mundur ndërtimin e një aksi të ri rrugor që mundëson lidhjen me bajpasin e Vlorës.

 

Në kuadër të këtyre punimeve po kryhet rikonstruksioni i urave, tombinove, riparimi dhe ndërtimi i mureve mbajtëse, rregullimi i kthesave duke e rikthyer për përdorim me standardet e një rruge bashkëkohore, plotësuar me sinjalistikë dhe të gjitha parametrat e sigurisë rrugore.