Zbatimi i rekomandimeve të Bashkimit Europian për mbrojtjen dhe përfshirjen sociale të grupeve vulnerabël, ishte në fokus të një takimi të organizuar sot në ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Nën drejtimin e zv/ministres Denada Seferi u zhvillua takimi i parë i përbashkët i Grupit Tematik të Menaxhimit të Politikave të Integruara “Zhvillimi i Kapitalit Njerëzor”, ku u prezantuan strategji të rëndësishme të mbrojtjes dhe përfshirjes sociale për periudhën 2024-2030.

Në frymën e një dialogu konstruktiv, përfaqësuesit e institucioneve në nivel qendror dhe vendor, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe grupe interesi, partnerë strategjikë ndërkombëtarë dhe agjenci zbatuese, vlerësuan progresin e bërë në zbatimin e politikave sociale.

Në takim u konfirmua angazhimi për vazhdimin e harmonizimit të politikave ndërinstitucionale me synim akses dhe gjithëpërfshirje të kategorive vulnerabël, nën frymën e bashkëpunimit me MSHMS./ata