Greqia nuk do të dorëzojë asnjë sistem të mbrojtjes ajrore “Patriot” apo “S-300” në Ukrainë, tha dje në mbrëmje kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
“Greqia nuk do të dërgojë as sisteme të mbrojtjes “S-300” dhe as “Patriot” në Ukrainë”, tha Mitsotakis.
Kryeministri grek tha se Greqia ka ofruar tashmë pajisje të ndryshme mbrojtëse në mbështetje të Ukrainës, ndërsa shtoi se Athina nuk mund të furnizojë Kievin me sisteme armësh që janë me rëndësi vendimtare për vetë vendin.
Intervista me televizionin “Skai” vjen pas raporteve të fundit që sugjeronin se disa liderë në BE kishin ushtruar presion ndaj Greqisë për të ofruar sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.
Mitsotakis konfirmoi se ishin bërë hetime dhe se Athina është e gatshme të furnizojë mallra të tjera.
Qëndrimi i tij mund të jetë për shkak të ndezjeve të përsëritura të tensioneve midis Greqisë dhe Turqisë mbi të drejtat sovrane në Egje dhe shfrytëzimin e fushave të mundshme të gazit natyror në Detin Mesdhe në lindje.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan vazhdimisht ka vënë në dyshim sovranitetin e Greqisë mbi disa ishuj grekë vitin e kaluar, duke përfshirë Rodosin, Samosin dhe Lesbosin./ata