Fëmijët e Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë marrë anën e tyre mes betejës së zvarritur të divorcit, e cila është bërë e ashpër që kur Jolie akuzoi Pitt për abuzim fizik dhe verbal.
Sipas zhvillimeve të fundit në historinë e tyre, gjashtë fëmijët e ish-çiftit, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne, ndajnë mendime të ndryshme teksa lufta e prindërve të tyre po bëhet në gjykatë.
Një burim i afërt me situatën tha për Life & Style se Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe Viv kanë mbajtur anën e Jolie ndërsa Shiloh dhe Knox mbajnë anën e babait të tyre.
Divorci famëkeq i një prej çifteve më të dashur të Hollivudit ka krijuar një përçarje edhe mes fëmijëve.
“Vëllezërit dhe motrat po hyjnë në debate për prindërit e tyre,” tha burimi i brendshëm. “Ndërsa Maddox, Pax, Zahara dhe Vivienne janë të gjithë në anën e Angie, Shiloh dhe Knox vazhdojnë të flasin me babain e tyre. Fëmijët e tjerë nuk e kuptojnë lidhjen e tyre me Brad. Ata po përpiqen t’i bindin ata të ndryshojnë anën, dhe kjo po shkakton shumë tension.”
Brad pranon se ka bërë gabime, thotë burimi i brendshëm, “por Angelina ka qenë e pamëshirshme për ta bërë atë të vuajë për atë që ka bërë”.
Duke ndarë njohuri për lidhjen e ngushtë të Shiloh dhe Knox me babanë e tyre, burimi zbuloi se të dy e shohin Pitt shpesh, përpara se të shtonte se edhe Vivienne ishte e afërt me aktorin e Hollivudit, por “ajo është distancuar – puna me Angelina në shfaqje luajti një rol të madh në këtë.”
Sa i përket Pitt-it, ai është i lumtur që i ka fëmijët në krah./BalkanWeb