Shpat Kasapi dhe familja e tij janë zhvendosur prej disa kohësh tashmë në Tiranë duke hapur një kapitull ti. Për të rrëfyer më shumë rreth tij, bashkëshortja e këngëtarit, Selvije Jao ka realizuar një rubrikë pyetjesh me ndjekësit e saj. Selvija nuk ka qenë prej kohësh aktive në rrjetet sociale dhe një ndër premtimet e saj është se do të përpiqet të rikthehet.

Gjithsesi, në pyetjet që i janë drejtuar, ajo ka dhënë shumë detaje rreth shpërnguljes, motiveve dhe si po i duket jeta në Tiranë.

Përse u shpërngulët në Tiranë dhe si është jetesa atje? Të mungon Shkupi/ Gostivari?

Arsyet janë të shumta duke nisur nga angazhimet e Shpatit deri tek shkollimi i Roelit. Shpatit i duhej çdo javë të vinte në Tirane dhe më shumë udhëtonim se sa rrinim në Shkup kështu që vendosëm të jetojmë këtu. Shkupi dhe Gostivari më mungojnë po më shume familjarët që jetojnë atje…

Si po të duket jeta në Tiranë, të pëlqen?

Më pëlqen ngrohtësia që ta japin njerëzit, sidomos femrat, këtu nëse takohem me sy me ndonjë femër drejt më buzëqeshin ose më flasin e më motivojnë.

Tani mundohem të jem mirë, kam patur disa probleme shëndetësore që më bënë ta humb atë kuptimin e jetës por që jeta vazhdon, duhet të luftojmë çdo ditë për veten dhe për njerëzit që na duan sinqerisht.

Një nga pyetjet ishte edhe se kur Roeli do të bëhet me vëlla ose motër. Për herë të parë, Selvija rrëfeu se shtatzënia ka qenë shumë e vështirë dhe nuk merr dot guximin pas problemeve shëndetësore.

Shtatzëninë e kam patur shumë të vështirë dhe më kanë ngelur shumë pasoja në shëndet nga medikamentet që kam marrë, kështu që sado që të kem dëshirë të kem fëmijë tjetër nuk e marr dot guximin nga ajo që kam kaluar. Kështu do i përkushtohem Roelit në maksimum dhe gjërat e tjera do ia lë në dorë Zotit.

Historia thellohet edhe më tej me detajet e tjera që Selvija ndau sepse ishte shtatzënë me binjakë, por fatkeqësisht, ndërlikimet sollën humbjen e njërit prej tyre.

Unë kam nisur shtatzëninë me binjakë, domethënë Roeli do kishte një vëlla ose motër tani, pasi e humba njërin më duhej të luftoja të shpëtoja Roelin dhe medikamentet dhe hormonet që merrja më bënë shumë keq. Por gjithmonë caktimi i Allahut xh. sh. është më i mirë sesa dëshirat tona.

Grimierja hodhi poshtë edhe lajmet se është ndarë e ribashkuar me Shpatin, pasi një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Gjithashtu ajo shpjegoi edhe problemin shëndetësor që është përballur muajt e fundit i cili është bllokimi i arteries kryesore që furnizon trurin me gjak që i sjell marramendje t vazhdueshme.