Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, në një takim me banorë të Konispolit shprehu angazhimin e institucionit që ajo drejton për përmirësimin e infrastrukturës së ujitje-kullimit.
Denaj përmes një postimi në rrjetet sociale, bën të ditur se mbështetja do të jetë përmes investimit në rehabilitimin e kanaleve. Ajo po ashtu kujtoi dhe mbështetjen e qeverisë për fermerët përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes të vitit 2024.
“Në Shalës, Konispol bashkë me Ergest Dulen, u takuam me banorët për të dëgjuar problemet dhe për të diskutuar zgjidhjet më të mira përmes punëve e projekteve për zhvillimin rural, në përgjigje të nevojave të tyre”, shkruan Denaj.
“Ne krenohemi me njerëzit punëtorë të bujqësisë në Konispol, një zonë e qëndisur me të mbjella, ku përtej mbështetjes direkte nga Skema Kombëtare 2024, jemi angazhuar në përmirësimin e infrastrukturës e ujitje-kullimit në zonë, duke investuar në rehabilitimin e kanaleve. Garantojmë siguri dhe prodhim të mbarë për fermerët në gjithë vendin”, përfundon postimi i ministres Denaj./ata