Pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj ka njoftuar miratimin e Skemës së Re Kombëtare të Investimeve në Ferma. Sipas ministres aktualisht kjo skemë vjen për të fuqizuar dhe modernizuar aktivitetin bujqësor të fermerëve, blegtorëve dhe mbi të gjitha sektorin e peshkimit nëpërmjet akuakulturës.
“Si ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural një angazhim shumë të rëndësishëm ka promovimi i kësaj skeme në ditët në vijim. Megjithatë, doja të jepja disa informacione paraprake cilët do të jenë përfituesit kryesorë të një Skeme Kombëtare me 50% të investimit grante. Fokusi i parë, do të jetë për të gjithë të interesuarit që duan të zgjerojnë investimet në serra, të cilat sot kan, rritur sipërfaqen në hectare në gati 2200 ha nga 1000 ha që ishte para pesë vitesh dhe kjo Skemë Kombëtare ndihmon më shumë rritjen me mesatarisht sipas parashikimit nga 200 deri në 250 ha në vit për të sigurar një produkt cilësor në zinxhirin e ushqimit, jo vetëm për prodhimin vendas, por mbi të gjitha për tregun e synuar evropian, i cili sot në 80 tregje elitare na nderon dhe na siguron të ardhura në këtë sektor.”
Por cilat do të jenë përfitimet përsa i përket serave?
“Konkretisht, përsa i takon serrave djellore masa e përfitimit do të jetë jo më shumë se 15 milion lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve, 8 milionë lekë për ha për serrat e prodhimit të rrushit në tavolinë, 4 milionë lekë/ ha për serrat tunelet plastike të prodhimit të luleshtrydheve dhe masa e përfitimit në raport me një investim shumë të rëndësishëm që ne kemi shtuar këtë vit për fokusin e investimit në rrjetat për të mbrojtur pemët frutorë nga breshëri, i cili ka sjellë në 2-3 vitet e fundit dëme për të gjithë zonat, sidomos në pjesën lindore dhe jugore të vendit. Një masë e përfitimit, e cila do të jetë jo më shumë se 1.5 milion lekë/ ha do të shkojë për rrjetat antibreshër.”
Ministrja Denaj deklaroi dhe mënyrën se si do të funksionojë kjo skemë.
“Skema ka një buxhet, i cili për këtë vit fillon me 500 milion lekë, një buxhet i siguruar nga Akti Normativ i miratuar ditën e enjte në Parlamentin e Shqipërisë, por do të vijohet të paguhet edhe përgjatë vitit që vjen. Është e rëndësishme që me anonçimin e kësaj skeme në muajin tetor shpresojmë, që data 1 tetor të jetë data ku të gjithë aplikimet të merren në pikat tona agro nëpërmjet institucionet që do t’a menaxhoj këtë dhe do të jetë AZHBR. Do të vijojë përgjatë gjithë vitit të përfitohet një informacion për të marrë aplikime. Me marrjen e përfitimit të përgjigjes positive, nëse kushtet plotësohen mund të ketë një pagesë të menjëhershme përgjatë këtij viti në masën 30%”./Scan