Vlora është shpallur Qyteti Europian i Sportit për vitin 2024, e në këtë kuadër janë shtuar dukshëm aktivitetet sportive në qytet.

Kryeministri Edi Rama përmes një videoje sjell sot atmosferën fantastike nga qyteti bregdetar.

“Atmosferë fantastike nga Vlora, qyteti europian i sportit për vitin 2024, me nxënësit e shkollave të qytetit që janë pjesë e programit “Ekipet Sportive në Shkolla”, për të formësuar kështu çdo ditë e më shumë lëvizjen sportive, me qëllim nxitjen e interesit të fëmijëve për t’u përfshirë në disiplina të ndryshme të sporteve”, shkruan Rama në rrjete sociale.

Në mesin e nxënësve për të promovuar lëvizjen sportive, për një jetë sa më të shëndetshme për të gjithë, ishin edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, kryetari i bashkisë Ermal Dredha dhe presidentin e KOKSH, Fidel Ylli.

Ministrja Manastirliu tha se lëvizja sportive në shkolla është kapilarizuar dhe ka bërë bashkë mbi 11 mijë fëmijë të përfshirë në aktivitete të ndryshme sportive.

Ndërsa presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli tha se sporti shihet si edukim dhe socializim.

Shpallja si “Qyteti Evropian i Sportit për Vitin 2024” është edhe një mundësi e mirë e Vlorës për të paraqitur projekte dinjitoze e për të marrë fonde nga organizatat ndërkombëtare, për zhvillimin e sportit, si dhe për të pasuruar ofertën turistike./ata