Trajneri i Kombëtares U-21 ka përzgjedhur lojtarët që do të zhvillojnë dy ndeshjet kualifikuese të “Euro 2025”.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të FSHF-së.
Portierë janë zgjedhur: Klidman Lilo, Endri Dema dhe Simon Simoni
Mbrojtësit janë zgjedhur: Adrian Bajrami, Ajdi Dajko, Marcelino Preka, Paulo Buxhelaj, Hysni Ismaili, Agan Mjaki, Elmando Gjini, Geralb Smajli, Ermis Selimaj
Mesfushorë janë zgjedhur: Tim Civeja, Leandro Frroku, Medon Berisha, Adrion Pajaziti, Elion Jashari, Feta Fetai
Sulmues janë zgjedhur: Ermir Rashica, Arlind Rexhepi, Stiven Shpendi, Ardit Nikaj, Arda Kurtulan
Dy ndeshjet e Kombëtares U-21 do të zhvillohen në 22 mars me Finlandën dhe 26 mars me Zvicrën.