Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me banorët e Laknasit në Tiranë, ku ka folur për vështirësitë ekonomike të vendit tonë.

 

Meta ka postuar në rrjetet sociale, i shoqëruar nga Arjan Hoxha kandidatë për Bashkinë Kamëz videon e bashkëbisedimit ku flet për zgjedhjet e 14 majit në të cilën synojnë fitoren, duke hapur sipas tij rrugën e ndryshimit për të ardhmen.

 

“Së bashku me Kryebashkiakun e ardhshëm të Kamzës, Arjan Hoxha dhe Kryetarin e Partisë të Lirisë, Faik Bashën zhvilluam një bashkëbisedim të përzemërt me komunitetin e Laknasit.

 

Rritja e kostos të jetesës, mungesa e transparencës nga Bashkia për menaxhimin e buxhetit dhe taksave ishin disa nga shqetësimet e tyre.

 

Importimi i drejtorëve nga jashtë Bashkisë dhe mungesa e lidhjes të tyre me komunitetin dhe shqetësimet e tij ishin një tjetër shqetësim.

 

Ndamë besimin e plotë se fitorja e Bashkisë Kamëz do të jetë ndër më të thellat në 14 Maj dhe do të çelë rrugën e Ndryshimit për të ardhmen duke rivendosur llogaridhënien dhe interesin e qytetarëve të parin pa dallime partiake”, shkruan Meta.