Zëvendëskryeministja dhe njëherësh Ministrja për Energjitikën dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku ka zhvilluar këtë të hënë një takim në spitalin e Burrelit me bluzat e bardha.

 

Gjatë takimit, Bulluku foli për rikonstruksionin e godinës së Spitalit të Burrelit.

 

Ministrja tha se parashikohet të izolohet i gjithë sistemi i spitalit të Burrelit, duke nisur nga çatia që do të mbulohet me panele diellore dhe në këtë mënyrë, ky spital do të jetë autoprodhues i energjisë elektrike.

 

“Parashikojmë të gjithë sistemin e izolimit të spitalit të Burrelit, duke e nisur nga çatia dhe duke bërë një çati të re që do të ketë të gjithë parametrat e hidroizolimit. Por nga ana tjetër, kjo çati do të mbulohet me panele diellore (fotovoltaike) të cilat do të prodhojnë energji. Spitali juaj do të jetë autoprodhues i energjisë elektrike. Parashikohet dhe hidroizolimi i të gjithë ndërtesës. Do të jetë një ndryshim rrënjësor. Ne e kemi nisur nga qendra, nga Tirana, nga qendrat e qarqeve. Tani ka ardhur koha që këto investime të shtrihen edhe në qytetet e tjera, siç është qyteti i Burrelit”-tha Balluku.