Studiues nga Shqipëria, Austria, Bullgaria, Greqia dhe Italia kërkojnë nga Qeveria të përfshijë Deltën e Vjosës në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa. Ata bënë thirrje të anulohet projekti për ndërtime në zonën e Zvernecit, që ndodhet brenda Deltës së Vjosës.

“Pas këmbënguljes tonë shumëvjecare Vjosa sot gëzon statusin Park Kombëtar por ne do donim që të njëjtin fat të kishte edhe Delta pasi është po kaq e vyer përsa i përket vlerave të biodiversitetit. I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të njohë rëndësinë ekologjike të kësaj zone delikate në përputhje me standardet e IUCN”, tha Profesori i Universitetit të Tiranës Aleko Miho.

Ndërsa Friedrich Schiemer profesor ne Universitetin e Vjenes dhe Plamen Genkov profesor i Universitetit të Sofies shprehen se jane 18 habitate, qindra lloje zogjsh, shpendesh dhe peshq të rrezikuara nëse qeveria do lejonte ndërtimet.

 

“Në mes të joshjes së turizmit luksoz, ne duhet të kujtojmë rëndësinë e pakrahasueshme ekologjike të deltës së Vjosës, një thesar unik në të gjithë Europën. Le t’i japim prioritet ruajtjes mbi zhvillimin”, tha Schiemer

 

“Ne jemi mbledhur të dhëna për grupet e verterboreve të cilat jane ne bazen e piramides ushqimore. Siper jane shpendet qe ushqehen me to. Duhet te kuptojme sa e pasur eshte kjo zone. Ne do bejme nje vleresim per te pare se sa pasoja mund te kete nga zhvillimi i turizmit”, tha Genkov.

 

Deklaratat u bënë nga zona e Darezezes, në kuadër të javës kërkimore - shkencore të Deltës së Vjosës./Shqiptarja