Vjen për here të parë në Lezhe festivali i dancit.
Shtojzovallet Lezhe 2024 u mbajt për here të parë në Lezhq ku në skenën e pallatit të kulturës Ded Ndue Lazri prej dy ditësh u ngjiten në skenë kërcime të zhanreve të ndryshme nga Shqipëria dhe ato të ardhur nga Kosova.
Për Drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Gjergj Lacaj” në Lezhë, ky ishte vetëm starti i një aktiviteti me synimin për ta kthyer në traditë, ndërsa për koreografen Rudina Demaliaj, performancat koreografike prezantuan pjese nga përditshmëria, realiteti dhe dëshirat e fëmijëve.
“Është koha më e mirë e shfrytëzuar duke ndjekur këta fëmijë”, tha për këtë aktivitet kryetari i Bashkisë Lezhe, Pjerin Ndreu.
Shtojzavallet, Lezhe 2024, u mbajt ne kuadër të ditës botërore të dancit, duke vendosur në kalendarin e aktiviteteve të përvitshme kulturore të Lezhës është një tjetër event kulturor./TopChannel