Këndojnë të gjithë për të. Kënga tashmë është një hit i tifozërisë së Interit që ekzalton Hakan Çalhanoglunë dhe irriton Milanin, që e la të largohej me parametra zero në verën e vitit 2021. Atëherë kur Marota, Auzilio dhe Baçin ishin të zotët ta merrnin për të zëvendësuar Eriksenin.
Turku nuk është më lojtari ofensiv, por futbollist më total dhe që futbollin e tij e shpreh përpara mbrojtjes. Falë dopietës së shënuar kundër Torinos, në ndeshjen në të cilën Interi festoi skudeton e yllit të dytë në një “San Siro” tërësisht zikaltër, Hakan Çalhanoglu arriti kuotën e 13 golave të shënuar në kampionat. Mesfushori i fundit që shënoi më shumë gola për zikaltër në një sezon të vetëm të Serisë A ishte Lotar Mateus (16 herë), në sezonin 1990-91. Ndërkohë, në të gjithë Serinë A ka qenë Pasaliç me Atalantën. Turku vazhdon të thyejë rekorde hap pas hapi.
Një ditë e bukur për ne dhe gjithashtu për fëmijët e mi që më kërkojnë gjithmonë të dal në fushë… Jam i lumtur, nuk e prisja të shënoja dy gola, thjesht donim të luanim në një stadium kaq të bukur dhe të argëtoheshim.
Si ndiheni tani?
Interi është gjithçka për mua, ata më kanë ngritur nivelin, unë bëj gjithçka për ta nderuar klubin, tifozët dhe këtë fanellë. Mezi pres të festojmë siç duhet.
Si e shpjegoni saktësinë tuaj nga pika e bardhë?
Kemi nevojë për përqendrim, kur kam mundësi dua të shënoj gjithmonë. Është gjithashtu çështje të punosh, gjithmonë. Lautaro mund ta godiste vetë, por ju lejoi ju të ekzekutonit… Edhe unë doja që ai të gjuante sepse për mua është kënaqësi të shoh ai shënon. Ai është sulmuesi më i mirë, por më pas më tha që të godas ky është një grup i madh, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Do të ketë transmetime “live” nga rrjete tuaja sociale?
Pas derbit erdhi si një gjest spontan, u bashkua edhe presidenti Zhang, ai na telefon gjithmonë. Ka një atmosferë të bukur.
A është ky titull një hakmarrje kundër Milanit?
Tashmë i kam shpjeguar arsyet e mia, sot është një ditë e bukur dhe nuk dua të flas për pjesën tjetër. Tani do të bëjmë pak zhurmë në autobus, nuk do të ngatërrohem me festime polemike. Dua të qëndroj i qetë, sepse do të festojmë siç dimë dhe nuk do të ketë asgjë në krahasim me atë që u bë kur festuan ata (Milani). Unë nuk i bëj këto gjëra./GazetaShqiptare