Enkileda Carja, shpallet Kampione Europe në Kampionatin Europian për të Rinj, në stilin e shkëputjes me 86 kg.

Sportistja 15 vjeçare kuqezi rrëmbeu dhe medaljen e Argjentë në dy garësh.  

Ekipi kombëtar i peshëngritjes ka siguruar 2 medalje ari, 4 argjendi dhe 1 bronzi në Europianin që po zhvillohet në Selanik të Greqisë.

Lajmi është bërë i ditur mbrëmë në faqen zyrtare të Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH).

Urimin e parë e mori nga presidenti i Republikës

'Urime Kampiones së Europës për të rinj në peshëngritje Enkileda Carja!" shkruajti presidenti.

/Shqiptarja