Kanë kaluar dy vjet e gjysmë që kur babai i Britney Spears i dha fund kujdestarisë së saj dhe madje edhe ata që festuan vendimin e gjykatës në atë kohë mund të kenë filluar të pyesin nëse në fund të fundit ishte gjëja më e mirë për ish-yllin e popit.

Pas fotove dhe videove nudo në Instagram, ku këngëtarja 42-vjeçare dukej se kërkonte vëmendje, fshirjes së llogarisë dhe thashethemeve se ishte në gjendje të keqe mendore dhe financiare , psikiatri Dr. Charles Sophy , foli për TMZ Live, duke paralajmëruar se ajo ka nevojë për mjekim të rëndë dhe kujdestari të re.

“Edhe pse personi i duhur mund të mos jetë zgjedhur si kujdestar i saj, kujdestaria është vendosur për një arsye dhe ajo duhet të kthehet ”, tha eksperti.  Kur keni një sëmundje mendore kaq të rëndë, keni nevojë për strukturë, mbikëqyrje dhe, mbi të gjitha, mjekim .”

Kujtojmë se Spears ishte vënë nën kujdestarinë e babait të saj në shkurt të vitit 2008 , kur ajo kishte refuzuar t’i jepte kujdestarinë e djemve ish-partnerit të saj, Kevin Federline, dhe ishte dërguar për trajtim në një klinikë psikiatrike.

Megjithatë, ajo që e shqetëson veçanërisht psikiatrin sot është ” sjellja e saj e paqëndrueshme, shpenzimi i saj maniak i parave, pamaturia e saj, fakti që ajo shkatërron njerëzit përreth saj, se askush nuk ndihet i sigurt rreth saj, se askush nuk mund ta kontrollojë atë pasi është jashtë të kontrollit.

 

Madje përflitet se ajo ka shpenzuar mbi 1 milion dollarë në secilin prej udhëtimeve të saj luksoze në Polinezinë Franceze dhe tani është në prag të falimentimit, sipas një burimi të paidentifikuar. Por si do të shkojnë gjërat nëse ajo nuk merr ndihmën që i nevojitet? Siç përgjigjet psikiatri, “këto situata çojnë në një rrugë pa krye .” Ajo ose do të dëmtojë veten ose dikë tjetër ose do të shtrohet në një institucion mendor pasi nuk është në gjendje të kujdeset për veten. Në cilindo nga këto raste, asaj do t’i jepen ilaçe kundër dëshirës së saj”./TopChannel