Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu publikoi sot shembullin e Bashkim Tuljes, babai i dy fëmijëve, i cili për vite me radhë ka qenë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike dhe tashmë falë programeve aftësuese ku ka marrë pjesë, ka një punë me kohë të plotë dhe më shumë të ardhura për familjen e tij.

Në Ditën Ndërkombëtare te Punëtorëve Bashkimi fton këdo që të ndjekë hapat e tij dhe të riintegrohet në tregun e punës.

Në një video të shpërndarë nga ministrja Koçiu, Tulja u shpreh se, shteti i afroi i mundësi punësimi që të ketë më shumë të ardhura për familjen e tij.

“Në një vit unë u aftësova dhe tani kam një punë të qëndrueshme. Nxis këdo që është me ndihmë ekonomike që të shkojë drejt punës”, tha Tulja.

Programet e mbrojtjes sociale të MSHMS kanë në fokus të tyre integrimin përmes ofrimit të shërbimeve sociale, mekanizma me qasje ndërvepruese dhe efektive përmes punësimit të qëndrueshëm./ata