Të paktën dy fëmijë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmin e Izraelit në një shtëpi në qytetin Rafah, në jug të Gazës.

Avionët luftarakë izraelitë bombarduan shtëpinë e familjes Abu Ghali në lagjen Al-Shabura në qendër të Rafahut.

Sipas informacionit të marrë nga burimet e shëndetësisë, në sulm humbën jetën dy fëmijë ndërsa u plagosën shumë të tjerë.

Të plagosurit u dërguan në spitalin e Kuvajtit në qytet.

Gjithashtu njësitë e artilerisë izraelite intensifikuan sulmet e tyre në pjesët lindore të qytetit./aa