Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ambasadori Angılı e uroi kryeministrin Kurti për votimin e suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Türkiyes ndaj Kosovës.
Ambasadori turk theksoi mbështetjen e Türkiyes për votimin e ardhshëm në Komitetin e Ministrave.
Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin për urimet dhe për mbështetjen e plotë të Türkiyes.
Më 16 prill, të gjithë deputetët e parlamentit turk votuan pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Gjatë takimit midis kryeministrit dhe ambasadorit u diskutuan gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe dhe rëndësia e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta në fushat e ekonomisë, kulturës, mbrojtjes dhe investimeve.
Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Türkiyes ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, veçanërisht për rolin e saj në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës./aa