Në një ekspozim prekës solidariteti dhe kujtimi, plazhi anglez Bournemouth është kthyer në një figurë pikëllimi dhe avokimi pasi aktivistët u mblodhën për të nxjerrë në pah numrin shkatërrues të vdekjeve të fëmijëve në Rripin e Gazës.

Të udhëhequr nga grupi i fushatës politike ‘Led By Donkeys’, vullnetarët kanë transformuar rërën e plazhit në një gjatësi prej pesë kilometrash në një memorial të gjerë duke përdorur simbolet prekëse të veshjeve të fëmijëve.

"Izraeli ka vrarë mbi 11.500 fëmijë palestinezë në Gaza dhe Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, kur u vranë 36 fëmijë izraelitë. Është e pamundur të imagjinohet ky numër. Kështu duket ai (numër). Një linjë 5 kilometër e gjatë", shkroi grupi në platformën sociale X.

Pjesa e sipërme dhe e poshtme e veshjeve të fëmijëve të rregulluara në mënyrë të përpiktë përgjatë plazhit shërbejnë si kujtesë e fortë e kostos njerëzore të konfliktit.

Të hënën, James, një zëdhënës i grupit, për radion ‘Bournemouth One’ tha se po përpiqen të tregojnë "shkallën e asaj që po ndodh pasi është shumë e vështirë për njerëzit që të kuptojnë këto numra".

"Kaq shumë fëmijë janë vrarë në Gaza dhe politikanët tanë dhe qeveritë e tjera në mbarë botën nuk po bëjnë asgjë për ta ndaluar atë. Do të duhet njerëz si ne që të përpiqen të ndërtojnë këtë vizual shumë të fortë për të zgjuar njerëzit dhe për të thënë se duhet të ketë një armëpushim", tha James.

Izraeli nisi një ofensivë vdekjeprurëse në Gaza më 7 tetor, sipas autoriteteve lokale shëndetësore, duke vrarë të paktën 27.708 palestinezë dhe duke plagosur afër 67.150 të tjerë.

Sipas OKB-së, ofensiva izraelite ka shkaktuar zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar./aa