Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar rëndë në Kroaci, në rrugën kombëtare atje Split-Zagreb. Siç shihet edhe në foto autobusi është anuar në të djashtë, ndërkohë që reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin. Aksidenti ka ndodhur në orën 23:43.

 

 

Një person ka humbur jetën, sipas informacioneve të para. Sipas medias kroate informacione të pakonfirmuara thonë se viktima mund të jetë shoferi i autobusit, një 58-vjeçar,  ndërkohë që shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit u transportuan në spitalet në Ogulin dhe Karlovac. Sipas policisë, në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi.

 

 

Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 112-të të autostradës nga Spliti në Zagreb, jo shumë larg Otoçacit. Autostrada fillimisht ishte mbyllur në të dy drejtimet, ndërsa mëngjesin e sotëm është hapur për qarkullim njëra korsi e autostradës në drejtim të Zagrebit. Shpejtësia e kufizuar është 40. Në drejtim të Splitit, autostrada tashmë është plotësisht e hapur për qarkullim.