Të pasura me vitamina C dhe antioksidantë, agrumet forcojnë sistemin imunitar dhe mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e jashtëme. Limoni në veçanti është një burim vitaminash dhe mineralesh të domosdoshme për njeriun.
Sasia e madhe e kalçiumit, magnezit dhe potasiumit ju mbajnë të hidratuar dhe shtojnë mineralet në trupin tuaj. Këto vitamina do të jenë miku juaj më i mirë edhe gjatë periudhave të gripit pasi forcojnë sistemin imunitar.
E njëjta gjë vlen edhe për lëngun e limonit i cili punon si një kurë kundër shumë sëmundjesh. Një studim i fundit, limoni është konsideruar një ndihmës shumë i madh kundër kolesterolit të lartë.
Limoni kundër kolesterolit
Ekspertët thonë se ka një lidhje domethënëse mes disa kombinimeve të lëngut të limonit dhe yndyrës së tepërt në gjak. Një studim i publikuar në Nutrients journal, tregoi se pacientët që konsumuan një lugë lëng limoni në ditë dhe 20 gramë hudhër patën përmirësime.
Vitamina C dhe flavonoidet ndihmojnë në uljen e yndyrës në gjak. Këto janë dy nga mineralet kryesore tek fruti i limonit. Lëngu i limonit rezultoi edhe si një metodë shuëm e mirë në luftimin e sëmundjeve të kujtesës.
Kombinimi edhe i hudhrës me lëngun e limonit rrit mundësinë e efektivitetit të kësaj kure.
Vlerat të tjera të kurës me limon
Kolesteroli i ulët do të thotë edhe zemër më e shëndetëshme. Konsumimi i lëngut të limonit është një mënyrë e sigurt dhe natyrale për të mbajtur zemrën dhe gjakun në vlera optimale.
Në një spektër më të gjerë ky frut do t’ju dhurojë edhe një lëkurë rrëzëllitëse duke ndihmuar në rikthimin e elastisitetit të saj. Një tjetër studim sugjeron që pirja e lëngut të limonit shoqëruar me mjaltë për katër ditë mund të ndikojnë në uljen e peshës trupore.
Si t’a konsumoni lëngun e limonit
Sigurisht që kjo varet nga preferncat tuaja, por sugjerohen disa mënyra se si mund t’a përdorni sa më shumë në përditëshmëri. Ju mund të pini një gotë me ujë bashkuar me një lugë lëng limoni që herët në mëngjes.
Mund të shtoni edhe një lugë gjelle mjaltë, disa gjethe nenexhik dhe pak xhinxher. Një tjetër opsion është të shtoni limon të freskët tek çdo sallatë, tek pjatat e mishit apo edhe tek ëmbëlsirat.
Këshillohet të përdoni gjithnjë lëng limoni të freskët që të mund merni çdo mineral në mënyrë natural./AgroWeb.org