Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar kryetarin e BDI, Ali Ahmeti, i cili u nderua me titullin “Qytetar Nderi i Tiranës”, “një shqiptar ndër më të mirët të historisë tonë kombëtare”.

Kreu i qeverisë u shpreh se është ende herët për tu shkruar historia e Ali Ahmetit, por theksoi se “është mjeshtri ynë më i madh në përdorimin e armëve të diplomacisë për të afirmuar botërisht subjektivitin tonë kombëtar”.

Rama deklaroi se pa Ali Ahmetin shqiptarët e Maqedonisë nuk do të ishin sot në ditën e tyre më të mirë në historinë atij shtetit.

Edi Rama: “Sot Tirana nderon një shqiptar ndër më të mirët të historisë tonë kombëtare. Një histori e shkruar me stërmundime të jashtëzakonshme, jo vetëm për shkak të fuqive të mëdha që dikur Shqipëria ishte një shprehe e bezdisshme gjeografike, as vetëm për shkak të fqinjëve më të fuqishëm, të cilët deri jo shamë dekada më parë e shihnin shqiptarin si atavizën të padurueshëm historik në trevat e këtij rajoni provinciale, por edhe për shkak shqiptarë të këqij që armët e luftës e diplomacisë i përdornin kundër njëri tjetrit pa pasur gajlen më të vogël që mes njëri-tjetrit dhe të huajve të Zgjidhnin të huajt, Nuk besoj se një tjetër komb në Ballkan e ka vuajtur më shumë se sa shqiptarë përçarjen mes vetes, dhe mbi askënd tjetër mbi këtë lagjesh grindesh mes Evropës nuk ka funksionuar më shumë sundimi përmes përçarjes.

 

Ali Ahmeti është shqiptar ndër më të mirët që vite më parë iu ngjit maleve të rezistencës për liri dhe për të drejta të barabarta kushtetuese të vëllezërve dhe motrave tona në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut, nuk kërkoi as gjakderdhje etnike dhe as hedhjen në erë të shtetit të pavarësuar nga shpërbërja e Jugosllavisë, por vendosi në rendin e ditës së RMV domosdoshmërinë e pranimit të shqiptarëve si një subjekt i painjorueshëm i shtetpërbërjes së shtetit fqinj.

Armët në krahun e asaj rezistence malesh nuk synojnë ndarjen e Maqedonisë, por bashkimin e saj nën të njëjtin flamur vlerash e parimesh të bashkëjetesës së popullit shqiptar e atij maqedonas.

Është ende herët për tu shkruar historia e këtij shqiptari ndër më të mirët, por nuk është aspak herët të thuhet se është mjeshtri ynë më i madh në përdorimin e armëve të diplomacisë për të afirmuar botërisht subjektivitin tonë kombëtar.

Pa Ali Ahmetin shqiptarët e Maqedonisë nuk do të ishin sot në ditën e tyre më të mirë në historinë atij shtetit dhe nuk do të kishin dot atë pluralizëm demokratik aq dinamik brenda perimetrit të jetës së partive shqiptare, saqë ti lejojnë vetes shpërfilljen e rrezikut të mbytjes në lugën e ujit të sherrit për më shumë pushtet, duke nënvlerësuar mundësinë reale të dobësimit politik të faktorit shqiptar./GazetaShqiptare