Në një operacion të përbashkët të forcave tokësore dhe ajrore të Kolumbisë u sekuestruan mbi 8 tonë kokainë

 

Në zonën Hacari në rajonin Catatumbo në Santander të Veriut, ushtria me mbështetjen e forcave ajrore kreu bastisje ndaj një laboratori të drogës.

 

Në operacion u sekuestruan 8.3 tonë kokainë dhe u arrestuan 16 persona. Në një deklaratë nga ushtria thuhet se kokaina është sasia më e madhe e sekuestruar në operacionet e kryera këtë vit.

 

Mediat kolumbiane njoftuan se laboratori i drogës është asgjësuar.

 

Në operacionet e forcave të sigurisë më 9 shkurt 2022 u sekuestruan 6 tonë ndërsa më 25 nëntor 2021 u sekuestruan mbi 10 tonë kokainë.