Gjatë protestës së tyre kundër ndërtimit të aksit Thumanë-Kashar me pretendimin se pronat e tyre nuk po vlerësohen ashtu si duhet, banorët e Bërxullës nuk kanë kursyer as thirrjet kundër qeverisë duke denoncuar veprimet e tyre.
Banorët vunë në dukje se zëvendës kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Energjitikës Belinda Balluku “ha biftekë nga 1 milionë lekë”, ndërsa kryeministri Rama ha “dreka nga 10 mijë euro”, teksa vetë ata nuk kanë ushqim të mjaftueshëm.
Ata folën më tej edhe për aferën e korruptimit të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, duke thënë se pse Rama nuk ia dha paratë një qytetari në nevojë, por ia dha “amerikanit”.