Skandali Rama-McGonigal po trondit politikën amerikane.
Media e madhe amerikane, Bloomberg shkruan se kjo çështje ka ndezur një luftë të ashpër mes Kongresit amerikan dhe qeverisë.
Në krye të betejës nga Kongresi qëndron kongresmeni republikan, Jim Jordan, drejtues i Komisionit të Gjyqësorit në Dhomën e Përfaqësuesve.
Nga ana tjetër është Merrick Garland, drejtues i Departamentit të Drejtësisë dhe Prokuror i Përgjithshëm në SHBA.
Bloomberg shkruan se përplasja mund të shkojë aq larg, sa Jordan të kërkojë shkarkimin e Garland.
‘Jordan dhe republikanët kanë përmbytur Departamentin e Drejtësisë me kërkesa të shumta për dokumente dhe të dhëna. Çdo dështim në ofrimin e materialeve mund të përdoret përfundimisht për të cituar Garland për shpërfillje të Kongresit ose, në ekstrem, për të filluar procedurat e shkarkimit,’ shkruan portali.
Në prapaskenë, Departamenti i Drejtësisë po u kërkon ligjvënësve të jenë të durueshëm pasi zyrtarët ndjekin procedurat normale për të përmbushur kërkesat dhe fletëthirrjet e kongresit…
Pavarësisht kërkesës për durim, Jordan, 58 vjeç, nuk po pret. Komiteti Gjyqësor lëshoi fletëthirrjet e tij të para muajin e kaluar,’ shkruan agjencia.
‘Jordan, në fillim të këtij muaji gjithashtu kërkoi që kreu i FBI, të dorëzojë dokumente dhe të organizojë një seancë dëgjimore për anëtarët e Komitetit Gjyqësor në lidhje me padinë ndaj një ish-zyrtari të lartë të byrosë, Charles McGonigal, i cili kishte shërbyer si shef i kundërzbulimit për zyrën e FBI-së në Nju Jork. Ai u arrestua dhe akuzohet për pranimin e parave nga një miliarder rus,’ thekson Bloomberg.
Skandali Rama-McGonigal ka tronditur edhe politikën shqiptare, por kryeministri ka bllokuar një komision hetimor ndaj tij në shkelje të hapur të Kushtetutës.