Vitet e fundit qyteza e Belshit është kthyer në aktraksion turistik ku ka tërhequr shumë vizitorë vëndas e të huaj,bukuri të vecantë kësaj qytezë ja ka dhenë liqeni me pamjen e mrekullueshme.

Shumë vizitorë shijojnë edhe bukuritë e 70 rosave e patave, të cilat lundrojnë mbi ujin e kaltër të liqenitpor askush nuk e di se kush i ka sjell e kujdeset për këto shpendë.

Emisioni “Përtej traditës” zbulon personin misterioz që kujdeset për rosat e patat quhet Luan Kasa prej më shumë se 30 vitesh ka jetuar në Itali kthimi i vëndlindjes së tij në një atraksion turistik bëri që ai të kthehet të investojë e jetojë në Belsh duke sjellë edhe një tufë me pata e rosa nga Italia.

 

Cfarë të shtyu të sjellje këto shpend nga Italia?

I apasionuar pas tyre dhe duke parë që liqenit i mungonin këto i solla,ketë i japin një bukuri të vecantë liqenit,turistët mahniten me to kur lundrojnë fluturojnë mbi liqen janë te pa numerta fotot që bëjnë.

A paguhesh për kujdesjen e tyre?

Jo,edhe ushqimin e tyre që ju jap dy herë në ditë mëngjes e mbrëmje e blej nga të ardhurat e mia ,kur largohem nga Belshi për ndonje problem që nuk kthehem brenda ditës paguaj një person që ti ushqejë nuk mund ti lë pa ushqyer.

Po gjatë natës ku qëndrojnë këto shpendë?

Me ke pyetur atje ku është problemi më i madh strehimi në mbrëmje është problemi më i madh që un spo gjej mbështetje as nga bashkia , këto flenë buzë liqenit të pa mbrojtura qentë, macet endacake që janë të shumtë, i sulmojnë persona të pa përgjegjshëm i vrasin e kjo më ka lënduar,shumë rosa e pata janë zhdukur edhe këto që kanë mbetur shumë shpejt do zhduken nëse nuk mbrohen.

Si mund të zgjidhet ky problem? Ke kërkuar mbështetje?

Fare e thjeshtë duhet të rrethohet shumë pak vënd buzë liqenit me rrjet teli që këto të mbrohen nga qentë , macet etj.

Sa kushton ky rrethim?

Shumë pak e bëj me financimet e mia vetëm bashkia tmë lejojë ta bëj edhe ky rrethim të jëtë ne administrim të bashkosë nuk kërkoj të përfitoj nga këto.

I ke bërë kërkese bashkisë, këshillit bashkiak për të mbrojtur këtë faunë?

Po shumë herë kam bërë kërkesa e adnjëhe skam marrë përgjigje, po i bëj edhe një apel nëpërmjet emisionit tuaj me shpres se mund ta zgjidhim këtë problem të këtyre shpendëve të mrekullushëm./OraNews