Me rritjen e moshës, funksionet e organeve dhe indeve të ndryshme të trupit gradualisht zvogëlohen, si dhe funksioni absorbues i ushqimit nga trupi tregon një prirje të caktuar regresioni, veçanërisht për njerëzit e moshës së mesme apo të moshuar. Zgjedhja e tre vakteve në ditë është shumë e rëndësishme në mënyrë që të shmangen problemet gastrointestinale. Në jetën e përditshme, shumica e të moshuarve nuk guxojnë të hanë mish, sepse aftësia e tyre për të tretur mishin përkeqësohet. Pas ngrënies së mishit, ka shumë të ngjarë të vuajnë nga pagjumësia.

-Po cilat janë arsyet kryesore pse njerëzit e moshës mbi 50 vjeç nuk duan të hanë mish?

Së pari, ulja e funksionit fizik dhe aftësia e zvogëluar e tretjes.

 

Koncepti i gabuar: Në përshtypjen e shumë të moshuarve, mishi është sinonim i ushqimit të pashëndetshëm. Sidomos në shumë udhëzues shëndetësorë, rekomandohet që të moshuarit të hanë më shumë perime, drithëra, mish me pak yndyrë, proshutë, etj. Me kalimin e kohës, atyre u krijohet përshtypja se ushqimi vegjetarian është më i shëndetshëm.

-Cilat janë pasojat e mosngrënies së mishit për një kohë të gjatë?

Marrja e pamjaftueshme e yndyrës: Kjo gjë do të ndikojë në rënie të kujtesës, mosfunksionim të koagulimit të gjakut dhe shfaqjen e simptomave të tjera.

Çrregullime endokrine: Yndyra është lënda e parë për sekretimin e hormoneve njerëzore. Nëse nuk hani mish për një kohë të gjatë dhe ushqimi është shumë pak i yndyrshëm, kjo gjë që do të ndikojënë sekretimin e hormoneve, duke shkaktuar menstruacione të parregullta, infertilitet dhe probleme të tjera për gratë. Përshpejton edhe plakjen.

Anemia nga mungesa e hekurit: Mishi është një burim i rëndësishëm hekuri për trupin e njeriut. Sasia e hekurit të përthithur në perime është vetëm 1%, ndërsa sasia e hekurit në mish mund të arrijë 10%-25%.

Rreziku i distrofisë muskulare rritet sepse mishi është i pasur me proteina, të cilat përbëjnë një lëndë të parë të rëndësishme për muskujt.

-Mjekët sugjerojnë që të hani më shumë nga këto tre lloje mishi pasi të jeni 50 vjeç:

Peshku është një produkt shumë i zakonshëm i ushqimit të detit. I pasur me proteina, acide yndyrore të pangopura, aminoacide, kalcium, hekur, fosfor dhe elementë të tjerë, konsumimi i tij parandalon bllokimin vaskular. Po ashtu rrit rezistencën ndaj viruseve e baktereve, përmirëson kujtesën dhe lehtëson tretjen.

Disa njerëz nuk e pëlqejnë biftekun e viçit. Ata mendojnë se ka një shije të çuditshme, por vlerat e tij ushqyese janë shumë më të larta se të mishit të derrit. Është një produkt i mirë për gjakun, shpretkën dhe stomakun. Ai jo vetëm që mund të riparojë qelizat dhe indet e dëmtuara, por edhe të forcojë muskujt.

Pula është e pasur me proteina, më shumë se çdo lloj mishi tjetër e po ashtu ka më pak yndyrna. Është një ushqim ideal për njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuar. Mjekësia tradicionale kineze beson se mishi i pulës ka efektin e forcimit të muskujve dhe kockave./OraNews