Bahamet njoftuan se kanë vendosur të njohin zyrtarisht Palestinën si shtet.

Në deklaratën nga Ministria e Jashtme e Bahameve thuhet se "Qeveria mbështet të drejtën e palestinezëve për të përcaktuar lirisht statusin e tyre politik dhe për të ndjekur lirisht zhvillimin e tyre ekonomik, social dhe kulturor".

Në deklaratë thuhet se Bahamet mbështesin zgjidhjen me dy shtete dhe e njohin zyrtarisht Palestinën si shtet.

Barbadosi dhe Xhamajka vendosën gjithashtu të njohin Palestinën si shtet në muajin prill./aa