Greqia po përgatitet për një stuhi të madhe, stuhinë Atena, e cila parashikohet të sjellë reshje të mëdha shiu dhe erëra në gjithë vendin, tha sot mbrojtja civile dhe shërbimi i motit i vendit.

Sonte, Ministria e Mbrojtjes Civile paralajmëroi qytetarët në X që jetojnë në rajonin e Maqedonisë dhe atë të Thesalisë që të qëndrojnë brenda dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve përballë motit të keq që pritet të martën.

Transmetuesi publik ERT njoftoi se Atena mbrëmjen e sotme filloi të godasë pjesët perëndimore dhe qendrore të vendit, duke përfshirë rajonet Patras, Igumenica, Janina, Megalopolis dhe Volos.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik tha se stuhia pritet të sjellë reshje të dendura shiu dhe erëra deri të mërkurën pasdite./aa