Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një mesazhi në rrjetet sociale, theksoi se 500 raste nepotizmi ka në Dogana dhe Tatime.
Në një reagim, Meta pohon se 3.3 miliardë euro u vidhen çdo vit shqiptarëve.
“Ne që po çrrënjosim nepotizmin sot si fenomen në partinë tonë, ne do ta çrrënjosim nepotizmin nesër për 24 orë në administratën shtetërore. 500 raste nepotizmi ka në Dogana dhe Tatime. 3.3 miliardë euro u vidhen çdo vit shqiptarëve, që nuk hyjnë në Buxhetin e Shtetit për shkak të këtij nepotizmi dhe korrupsioni kriminal.”, shkruan Meta./BalkanWeb