Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë prokuroren Eglantina Shehu.

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 28.3.2023, për subjektin e rivlerësimit, Eglantina Shehu  vendosi: Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Eglantina Shehu, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

 

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Etleda Çiftja, Suela Zhegu relatore, Alma Faskaj anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

 

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.Ky vendim u shpall sot, në datën 29.3.2023.

 

Englantina Shehu përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe u emërua prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier. Prej vitit 2021, ajo e ushtron detyrën në Prokurorinë e Durrësit.