Besa Kokëdhima performoi këtë mbrëmje në skenën e gjysmëfinales së dytë të edicionit të 68-të të Eurosong 2024, që mbahet në Malmo të Suedisë.
Ajo performoi e dyta, duke dhuruar shumë energji dhe adrenalinë me këngën e saj “Titan”, të cilën e këndoi në gjuhën angleze, duke “ndezur” skenën në Malmo Arena.
Skenografia dhe veshja e këngëtares ishin një detaj shumë i veçantë dhe i kombinuar në mënyrë perfekte për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në festivalin më të madh evropian Eurovision 2024, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura me miliona shikues në mbarë Evropën e më tej.
Kënga e saj “Zemrën n’dorë” triumfoi në Festivalin e fundvitit në RTSH përmes votave të publikut, ndërsa në Eurovision prezantohet me titullin “Titan”./ata