Meghan Markle shquhet për stilin që ka me veshjen, duke mos fshehur dobësinë e saj për shtëpitë e mëdha të modës, përfshirë bizhuteritë dhe aksesorët mbresëlënës.
Paraqitjet e saj këtë vit lanë në hije shumë të famshëm edhe me vlerën e garderobës së saj. Sipas Daily Mail, ajo vlerësohet në 86,612.16 paund.
Kjo është 4,121.48 £ më shumë se shuma që ajo kishte shpenzuar në vitin 2022, që arrinte 79,000 £.
Dukesha e Sussex-it shfaqi pamjen e saj më të shtrenjtë në një event të Ditës Ndërkombëtare të Gruas në mars, duke zgjedhur një pallto Max Mara Lilia prej 2,996 £. Ajo e bashkoi atë me një çantë Chanel prej 4759,54 £ dhe bizhuteritë mahnitëse nga koleksioni i Princeshës Diana.
Vihet re se ndërsa ajo ishte një anëtare e familjes mbretërore, kostoja e veshjeve të saj për detyrat e saj profesionale mbulohej nga princi i atëhershëm Charles.
Por meqenëse çifti zgjodhi të largohej nga pallati britanik dhe të transferohej në Amerikë, është e paqartë se kush e paguan faturën për rrobat e dukeshës dhe nuk dihet nëse ajo i paguan vetë ato apo merr zbritje nga stilistët.
Meghan Markle dhe Princi Harry kanë bërë miliona që kur u larguan nga Buckingham Palace. Megjithatë, pikëpamjet e tyre të ndryshme për paratë duket se i mbajnë ata në distancë, sipas një burimi të afërt.
Sipas një personi nga mjedisi i tyre, Duka i Sussex dëshiron të ndajë një shumë të madhe të parave të tij për bamirësi, ndryshe nga Meghan Markle, e cila dëshiron vetëm të promovojë markën e saj.
“Harry dëshiron të fokusohet në punën e tij bamirëse dhe familjen e tij, ndërsa Meghan është shumë më e fokusuar në promovimin e markës së saj”, tha një burim për Woman Magazine.
Ai shpjegoi gjithashtu se Harry është më pak i interesuar për të maksimizuar fitimet e tij dhe nuk dëshiron më të përdorë historinë e tij me Pallatin në avantazhin e tij.
Nga ana tjetër, Meghan Markle po bën gjithçka në fuqinë e saj për të rritur markën e saj në mënyrë që ajo t’i sjellë para në të ardhmen.
Një ekspert kohët e fundit pohoi se ish-aktorja mund të fitonte 1 milion dollarë për një miratim të vetëm nëse rikthehet në Instagram.